Projekti "Përfshirja dhe fuqizimi ekonomik në Ballkanin Perëndimor"

KRITERET PËR APLIKIM

Për t’u kualifikuar për aplikim për fazën e parë, aplikuesi/ja duhet:     

  • Të jetë banor/e dhe me adresë të përhershme dhe të zhvillojë biznesin në njërën prej komunave partnere;
  • Të posedojë dokument të vlefshëm identifikues të Republikës së Kosovës;
  • Të jetë i gatshëm për pjesëmarrje me bashkëfinancim në investim me shumën prej 20%;
  • Aplikuesi mund të jetë:
  • biznes i ri (start-up);
  • biznes ekzistues (i regjistruar apo i pa regjistruar);
  • Të dorëzojë të kompletuar aplikacionin sipas thirrjes/të dhënave në aplikacion.

KRITERET PËRJASHTUESE

Aplikuesi/ja do të përjashtohet nga pjesëmarrja e mëtejshme në qoftë se:

  • Nuk posedon dokument të vlefshëm identifikues të Republikës së Kosovës;
  • Nuk është banor/e i njërës prej komunave partmere;
  • Dorëzon aplikacionin pas skadimit të afatit zyrtar;
  • Shërbyesit civil
  • Dorëzon më shumë se një aplikacion;
  • Në mënyrë direkte apo indirekte ofron, premton, jep apo kërkon mito apo ndonjë përfitim tjetër, me qëllim të krijimit apo zhvillimit të biznesit.

Projektet që nuk financohen nga ky projekt janë:

  • Ide/biznese me karakter religjioz, politik;
  • Ide/biznese që në mënyrë direkte apo indirekte paraqesin rrezik për ambientin (ndotin ambientin);
  • Ide/biznese të bazuara në tregti/shitblerje;
  • Ide/biznese që bien ndesh me kuadrin kushtetues dhe ligjor të Republikës së Kosovës;
  • Bursa për studime, udhëtime studimore, pjesëmarrje në konferenca jashtë vendit;
  • Ide që kërkojnë pajisje që nuk janë në përputhje me veprimtarinë e biznesit;
  • Blerja e bagëtive, shpezëve  dhe bletëve (përjashtuar pajisjet).

KRITERET E PËRZGJEDHJES

Komisioni i përbashkët i përbërë nga zyrtarë të Help, zyrtarë komunal dhe ekspert të fushave do t’i shqyrtojnë të gjitha aplikacionet e pranuara. Para fillimit të procesit të përzgjedhjes në fazën e parë dhe në përputhje me objektivat e projektit, do të përcaktohen edhe kriteret ekonomike dhe sociale.

Kriteret ekonomike për të vlerësuar idetë e biznesit të aplikantëve janë:

  • Shkathtësitë e aplikantëve;
  • Njohja e aktivitetit të propozuar;
  • Konkurrenca;
  • Kërkesat ligjore për të bërë biznes në Kosovë;
  • Justifikimin e pajisjeve të kërkuara;
  • Të ardhurat e pritshme
  • Shpenzimet;
  • Fitimin etj.

Kriteret sociale i referohen:

  • Gjendjes sociale të përfituesve potencial dhe shkallën e ndjeshmërisë
  • Vlerësimin e kushteve të jetesës
  • Të ardhurat e disponueshme të familjes, dhe
  • Fakte tjera relevante.

PRIORITETET

Gjatë vlerësimit të aplikacioneve prioritet do të kenë:

  • Idetë e reja/inovative / të kursimit të energjisë dhe me potencial për rritje dhe qëndrueshmëri;
  • Bizneset të cilat krijojnë më shumë vende të reja pune;
  • Kandidatet gra;
  • Komunitetet;
  • Personat me aftësi të kufizuara;
  • Personat me më pak mundësi punësimi.

MËNYRA E PËRKRAHJES

  • Përkrahja financiare dhe bashkë-financimi do t’u shpërndahet përfituesve që i kanë plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme dhe kanë fituar pikët maksimale në bazë të kritereve të vlerësimit.
  • Përkrahja financiare dhe bashkëfinancimi do të ndahet në pajisje (jo në para të gatshme). Shuma të cilën do ta ndajë Help për një përfitues është mesatarisht 2,400.00 Euro – këtu përfshihet edhe bashkëfinancimi nga përfituesi me 20% të vlerës.

VLERËSIMI I APLIKACIONEVE

  • Help do ta formojnë komision të pavarur i cili do t’i vlerësojë të gjitha aplikacionet;
  • Komisioni i pavarur në tërësi dhe i vetëm është përgjegjës për zgjedhjen e ideve fituese;
  • Komisioni i pavarur, në mënyrë të paanshme dhe në pajtim me kriteret e aprovuara do t’i vlerësojë të gjitha aplikacionet e pranuara;
  • Help mbanë të drejtën që t’i refuzoj aplikacionet që nuk i përmbushin kriteret e aplikimit.

PROCEDURAT E AKTIVITETIT PËRFSHIJNË

  • Aplikimi;
  • Vlerësimi dhe përzgjedhja fillestare (Faza e parë);
  • Përfituesit që kalojnë procesin e parë të përzgjedhjes do të vizitohen në shtëpitë e tyre dhe/ose lokalet ku operon biznesi;
  • Përzgjedhja finale e përfituesve (Faza e dytë);
  • Nënshkrimi i kontratës për investim dhe bashkë-financim nga përfituesi me 20% të vlerës së grantit;
  • Bashkëfinancimi/transferimi i mjeteve financiare nga përfituesi në llogari bankare të Help;
  • Organizimi i trajnimeve për përfituesit e përzgjedhur;
  • Shpërndarja e pajisjeve tek përfituesi;
  • Mbështetja teknike për përfituesit e përzgjedhur;
  • Puna në komunitet nga përfituesit;
  • Monitorimi i vazhdueshëm i përfituesve.

DETYRIMET KRYESORE TË PËRFITUESVE JANË

  • Të bashkë-financojnë me 20% të vlerës së grantit përmes transferimit bankar në llogari të Help;
  • Të regjistrojë veprimtarinë biznesore si entitet ligjor në përputhje me legjislacionin e Republikës së Kosovës para marrjes se pajisjeve.
  • Në rast se biznesi është i regjistruar duhet punësuar ligjërisht të paktën një person;
  • Të marrë pjesë në trajnimet e organizuara nga Help.

MARRJA E APLIKACIONEVE

Formën e aplikacionit mund ta:

  • Merrni në sesionin informues në komunën tuaj, ose,
  • Shkarkoni nëpërmjet ueb faqes Help www.help-kosovo.org ose në Komunën tuaj.

DORËZIMI I APLIKACIONEVE

  1. Përmes postës:

Aplikacionet e plotësuara dhe dokumentet mbështetëse duhet të dorëzohen me postë në adresën:

Help Kosove Fahu postar Nr: 23 10 000 Prishtinë Republika e Kosovës
  • Përmes aplikimit online:

apply@help-kosovo.org

https://apply.help-kosovo.org/aplikacioni/

Data e fundit për aplikim është 19.05.2023, ora 16:00.

Scroll to Top